Ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka vendosur t’i japë edhe një tjetër shans partnerit të saj tradhëtar Tristian Thomson.
Ditën e kaluar ata janë fotografuar së bashku duke drekuar në prani të disa miqve dhe dukeshin të lumtur dhe të buzëqeshur. Burime pranë Khloe kanë konfirmuar se ajo e mbushur me dashuri nga lindja e vogëlushes së saj True dhe mendon se gjithçka është e mundur duke u përpjekur ta kthejë këtë situatë në diçka pozitive.
Për shkak se vazhdon të jetë shumë e dashuruar pas lojtarit të NBA, Tristian Thompson ajo ka vendosur t’ja falë tradhëtinë në mënyrë që familja e tyre të jetë e bashkuar dhe e lumtur.
Miqtë e saj të ngushtë mendojnë se ky vendim i saj është i gabuar por ajo është e verbuar nga dashuria për të menduar qartë ndërkohë që Khloe shprehet se e gjithë bota është e irrituar dhe kundër Tristian Thompson.