Në një intervistë të dhënë kohëve të fundit, Rihanna është shprehur se marrëdhënia me Chris Brown ka qenë e pavlefshme për të, gjë e cila e ka mërzitur shumë këngëtarin.
Sipas burimeve pranë tij, Chris ndjehet i ofenduar pasi ajo ka folur shumë keq për marrëdhënien e tyre. Sipas tij, lidhja me Ririn ka qenë pasionante, reale dhe e paharrueshme, pavarësisht problemeve që ata kanë pasur. “Ata kanë qenë dashuria e parë e vërtetë e njëri-tjetrit dhe Chris është trishtuar që Rihanna nuk ka të njëjtin mendim me të se thjesht ka vendosur ta injorojë”- është shprehur një burim.
Rihanna është shprehur se me Drake nuk janë as shokë, gjë që ka lënduar edhe reperin tjetër. Burime pranë tij kanë treguar se Drake ka ende ndjenja për të, e fakti që këngëtarja nuk e konsideron as shok është një zhgënjim i madh.