Cardi B, edhe pse në një periudhë të vështirë, prej shtatzanisë, vhzdon të jetë shumë aktive me projekte dhe ndodhet në qendër të vëmendjes mediatike.
Ajo me anë të një postimi në Twitter na ka treguar edhe shqetsimet që po përjeton dhe makthet e saja që i ka cilësuar si të tmerrshme.
“Një gjë që nuk më pëlqen përsa i përket shtatzënisë janë ato ëndrrat e çuditshme, të çmendura dhe drithëruese që po shoh.Unë i urrej, sepse më bëjnë që të zgjohem në mes të natës dhe është gjëja më e çuditshme”.- ka shkruar ajo në Tëitter.Ka qenë një fanse e saj që i ka pohuar se është e vërtetë se edhe ajo sheh të tilla ëndrra por ka shtuar edhe ëndrrat e seksit dhe i duket sikur çdo është reale.Cardi B i ka kthyer një përgjigje duke u shprehur se edhe ajo ka parë ëndrra të tilla të cilat i duken sikur po ndodhin më të vërtetë.
“Për të qënë e sinqertë e kuptoj plotësisht Cardi B. Pjesa e ëndrravë të seksit nuk është edhe aq keq por ankthet dhe tingujt që të drithërojnë janë një tmerr”- ka komentuar një fanse e këngëtares.