Vetëm disa orë na ndajnë nga fillimi i natës së parë të festivalit të Eurovizionit ku këndon edhe përfaqësuesi i Shqipërisë këngëtari Eugent Bushpepa.
Në ecjen në tapetin e kuq të evenimentit më të madh të muzikës në Europë, Eugent Bushpepa fton të gjithë shqiptarët që të votojnë.
“Të gjithë shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë sonte në konkurrim, të votojnë për këngën shqiptare me kodin 03 në numrat e telefonit sipas tabelës së mëposhtme.”, shkruan Bushpepa.
Bushpep do të na përfaqësoj sonte me këngën “Mall”. Shqipëria do të konkurojë e 3-ta në renditje, në këtë gjysmëfinale të parë të ESC2018.
Ai shoqërohet nga instrumentistët: Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe back vocalistet Erinda Agolli, Greta Radovani.
Në gjysmëfinalen e parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.