Klaudia Pepa prej kohësh është kthyer në balerinën më të komentuar të showbizit shqiptar, ku jeta e saj private, projektet e reja, postimet në rrjete sociale, çdo gjë lidhur me të tërheq vëmendjen e ka interes për publikun.
Klaudia është shumë aktive në Instagram ku shpeshherë poston video kërcimesh, por teksa xhironte videon e fundit balerinës i ka ndodhur një e papritur.
Ajo shfaqet me një veshje transparente, me taka, teksa bën një kërcim provokues tek shkallët e shtëpisë.
Teksa bën të ulet, Klaudiës i rrëshket këmba dhe i merr shkallët e fundit me radhë, e ulur në të pasme. Ndiqni videon me të cilën balerina i bëri të gjithë të qeshin...: