×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Pajtohen pas 6 vjetësh këngëtaret

E mërkurë, 09 May 2018 15:55

Taylor Swift ka postuar një shënim privat në mediat sociale të martën.

Këngëtarja ka postuar një letër me zarf që i ka dërguar armikja e saj prej 6 vitesh Katy Perry.

Mesa duket kjo është një letër ku Katy i kërkon falje Swift.

Ylli i 'Look What You Made Me Do' shkruan mbi zarf: "Faleminderit Katy" dhe e shoqëroi mesazhin me dy zemra emoji.

Është e vështrirë të lexohet se çfarë është shkruar në letër. Por Daily Mail ka arritur të deshifrojë disa nga fjalët: "Kam reflektuar mbi grindjen tonë dhe ndjenjat midis nesh... me vjen shumë keq."

Kjo letër vjen një vit pasi Katy tha se dëshironte ti jepte fund grindjes së tyre.

Këngëtaret janë përfshirë në një zënkë kur Taylor pretendoi se këngëtarja e 'Bon Appetit' i vodhi tre nga balerinët e saj gjatë turneut 'Red' në vitin 2012.

 
Login to post comments