Rita Ora në listën e këngëtarëve më të pasur, ja sa fiton

E Enjte, 10 May 2018 15:09

Ed Sheeran, Rita Ora dhe Calvin Harris janë futur në listën e të pasurve Sunday Times Rich List.

Sheeran fitoi 28 milionë paund vitin e kaluar duke arritur pasurinë e tij në një total 80 milionë paund.

Por ai ende ndodhet në vendin e 23-të në listën e muzikantëve më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar. Sir Paul McCartney është në krye të me 820 milionë paund.

Calvin Harris është i vetmi që ka hyrë në Top 20 me 140 milionë paund pasuri.

Dhe Rita Ora iu është bashkuar listës së muzikantëve të rinj më të pasur me 16 milionë paund.

Përveç faktit se 4 këngët e saj kanë qenë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar në 12 muajt e fundit, Rita Ora është shfaqur në filmat Fifty Shades dhe ka pasur marrëveshje fitimprurëse me Adidas, firmën e brendshme Tezenis, Rimmel, DKNY dhe Marks & Spencer.

Robert Watts, i cili harton Sunday Times Rich List, tha: “Për vite me rradhë lista jonë e milionerëve në muzikë është dominuar nga këngëtarët e vjetër si Rolling Stones dhe Sir Elton John, të cilët kanë një audiencë më të vjetër në gjendje të paguajnë një çmim për të parë përformancat e tyre të preferuara.

Por disa nga njerëzit më të pasur gjatë vitit të kaluar ishin këngëtarë të rinj si Ed Sheeran, Adele dhe Calvin Harris. Shërbimet streaming, interneti dhe kontrata që nënshkruajnë ndihmojnë muzikatët e rinj që të ndiqen ndërkombëtarisht, dhe me fatin e tyre shumë më shpejt se rokerët e vjetër.”

Login to post comments