Miranda Kerr bëhet nënë për herë të dytë

E Enjte, 10 May 2018 16:37

Ajo është një nga modelet më të famshme e cila po priste nga dita në ditë të bëhej nënë për herë të dytë. Momenti ka ardhur dhe Miranda Kerr dhe bashkëshorti i saj Evan Spiegel krijuesi i aplikacionut Snachat janë bërë prindër të një djali.

Tashmë djali i saj Flynn të cilin e ka nga martesa e parë më aktorin e njohur Orlando Bloom do të ketë një vëlla të cilin e ka pritur me padurim. “Fjalët s’mund ta përshkruajnë se sa të lumtur jemi që na ka ardhur në jetë djali. Miranda është shumë mirë ndërsa Flynn është i lumtur që është tani vëllai i madh”, janë shprehur prindërit në një deklaratë ekskluzive që kanë bërë për People.

Emri që kanë zgjedhur për vogëlushin është ai i gjyshit të Evan dhe do të quhet Hart.

Login to post comments