E njohur në Shqipëri me emrin Xhemre, Oyku Karayel është një nga aktoret më të dashura turke.
Karayel kishte planifikuar që në qershor të këtij viti të celebronte dashurinë e saj por gjërat për të nuk kanë shkuar sipas planeve dhe kjo për shkak të Presidentit Erdogan.
Vendimi i fundit i Presidentit turk për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, më 24 qershor, ka bërë që aktorja e njohur të ndryshojë planet sepse presidenti nuk ka lejuar të tjera evenimente të rëndësishme në prag të zgjedhjeve.
Karayel dhe Bonomo po bëheshin gati për të kurorëzuar dashurinë e tyre në muajin qershor, por pas caktimit të datës së zgjedhjeve, çifti e ka shtyrë dasmën më 14 korrik.
Martesa e çifti të njohur do të ketë plot 300 të ftuar, mes të cilëve miq të ngushtë dhe personazhe të njohur të aktores dhe këngëtarit.