Data 19 e këtij muaji sjell dhe eventin e shumëpritur të vitit. Princi Harry do ta kurorëzojë dashurinë me Meghan Markle nëpërmjet ceremonisë martesore, që pritet të ndiqet nga e gjithë bota.
E sa për detajet lidhur me dasmën rojale, kemi dëgjuar shumë (shumë!)
Këtë herë, është mësuar një tjetër fakt interesant lidhur me eventin.
Presidenti francez do t’i përgatisë çiftit një dhuratë me një temë mjaft të veçantë: atë të James Bond! Me anë të firmës luksoze S.T. Dupont, Macron ka vendosur t’i dhurojë Harry-t në veçanti një valixhe (të supozuar) udhëtimi, ku gjenden një kuti e artë cigaresh, çakmak, stilolapsa dhe peceta, të gjitha të stmaposura me klas me logon e 007.
Duke qenë se çifti i ka të gjitha, një dhuratë kaq simbolike do të gëzojë Harry-n pa masë, edhe pse ky i fundit ka hequr dorë nga tymosja, për të respektuar dëshirën e Markle.
Kur i ke të gjitha, vështirë se mund të presësh dhurata ‘uau’ nga të ftuarit. Probleme princërish e dukeshash…