Duket se për Françeska Jacën jeta private po shkon më së miri.
Edhe pse kohët e fundit u aludua për ndarjen e saj nga biznesmeni i njohur Andi Geci, duket se është e kundërta.
Pavarësisht lajmeve ata nuk u prononcuan, ndërsa së fundmi nga fotot e hedhura vihet re se marrëdhënia mes tyre është rregulluar. Megjithëse ata nuk kanë hedhur fotot bashkë, secili ka postuar foton ku shfaqin një puro dhe një gotë verë. Kjo nuk është hera e parë që të dy postojnë foto apo video të ngjashme me njëri tjetrin çka na bën të besojmë se bëhet fjalë për një rikthim.