Carla Bruni ka marrë pjesë në galanë për bamirësi Fashion For Relief, e organizuar në Cannes nga Naomi Campbell. Në event kanë qenë prezente modele të djeshme dhe të sotme.
Ish modelja dhe zonja e parë e Francës ka bërë një selfie së bashku me Bella Hadid dhe e ka postuar në profilin e saj Instagram bashkangjitur me mesazhin: “Kam një vajzë ilegale?”, duke bërë shaka për ngjashmërinë mes saj dhe modeles 21 vjeçare.