Ekipi i Argjentinës ka ndryshuar hotel duek bërë që dhoma e re e Lionel Messi-t mund të ketë përballë një pamje që nuk mund t’i pëlqejë aspak ‘yllit’ argjentinas.
Pas kualifikimit për fazën 1/8 ‘albiçelestët’ do të luajnë në fazën me eliminim direkt kundër Francës. Për këtë arsye Argjentina është transferuar në qytetin e Kazanit, ekzaktësisht në Ramada, ku do të qëndrojë në një hotel me 4 yje.
Përballë këtij hoteli është ndërtuar një murale e Cristiano Ronaldo-s, ‘yllit’ portugez rivalit kryesor të Lionel Messi-t.
Grafiti është ndërtuar vitin e kaluar nga artisti Naberezhnye Chelny për arsyen se aty ka qëndruar ekipi i Portugalisë gjatë Kupës së Konfederatave.
Nuk dihet saktësisht se në çfarë dhome do qëndrojë Lionel Messi por sidoqoftë ky grafit është e sigurt që nuk do e lumturojë.