Kolumbia dhe Japonia janë dy kombëtaret e radhës që kanë siguruar pjesëmarrjen në mesin e 16-të skuadrave që do të vazhdojnë garën në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Kolumbia mundi Senegalin, me rezultat 1-0, në xhiron e fundit të Grupit H, dhe gjashtë pikë të tubuara kalon në rundin tjetër të garave, raporton RTKLive.
Ballafaqimi mes kolumbianëve dhe senegalezëve, ka dhënë një lojë mjaft dinamike, kurse, golin e fitores për Kolumbinë e shënoi Mina (74’).
Ndërkohë, vizën për në rundin tjetër e ka siguruar edhe Japonia, edhe pse u mposht sot në përballje me Poloninë, me rezultat 0-1.
Për polakët kjo fitore është vetëm për statistika, pasi që kishte humbur dy ndeshjet e kaluara. Jan Bednarek (59’) realizoi golin e fitores për polakët.