Belgjika fitoi me rezultatin 2-0 kundër Anglisë duke shkruar historinë në Botëror, pasi për herë të parë kjo kombëtare arriti të renditej e 3 dhe të merrte medaljen e bronztë.
Së bashku me lojtarët e tjerë edhe mesfushori Januzaj e mori një medalje, por ai nuk ishte i pari futbollist me origjinë shqiptare që e bën diçka të tillë.
Këtë çmim më parë e kishte fituar edhe Ardian Kozniku me Kroacinë, në Botërorin e 1998 të mbajtur në Francë dhe me fitues këta të fundit.