Në orën 17:00 në “Luzhniki” të Moskës do të luhet finalja e Botërorit për vitin 2018 mes Francës dhe Kroacisë.
“Gjelat” e drejtuar nga Deschamps do të kërkojnë të fitojnë për herë të dytë këtë trofe pas atij të vitit 1998, të organizuar pikërisht në vendin e tyre.
Për ta bërë këtë kanë në përbërje një ekip me ‘yje’ të cilët luajnë në skuadrat më të mira të Europës. Ndërkohë nga ana tjetër skuadra ballkanase ndoshta nuk është e kompletuar në çdo pozicion, por lojtarë si Modric, Rakitic, Mandzukic e të tjerë mund të bëjnë diferencën në çdo moment.
Nëse skuadra e Daliç ia del të fitojë trofeun, ky do të ishte i pari në historinë e tyre.
Dy skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare. Franca nuk ndryshon nga ndeshjet e mëparshme, ndërsa te Kroacia që kishte frikë për Perisic, futbollisti që aktivizohet me Interin ia ka dalë të rikuperohet për të zbritur në fushë nga minuta e parë.