Më shumë se 4 mln kroatë do të jenë sot më të fokusuar se kurrë para ekranit për të ndjekur kombëtaren e tyre e cila ka mundësinë që për herë të parë në histori të fitojë Kupën e Botës.
Gjithsesi mjaft tifozë kanë vendosur që ta ndjekin këtë sfidë “live” në Moskë, ndaj 2 mijë bileta më shumë janë prenotuar pak orë para finales nga tifozët kroatë.
7 avionë charter janë nisur sot nga aeroporti i Zagrebit direkt për Moskë edhe pse tifozët e dinë se mund të mos gjejnë biletë, por preferojnë të festojnë në rrugët e kryeqytetit rus. Këta tifozë do t’u bashkohen mijëra të tjerëve që ndodhen në Moskë prej ditësh për të mbështetur idhujt e tyre. Tifozët shpresojnë që të dalin me kokën lart në fund të finales me Francën.