“Vëllazëri” francezo-kroate para finales së lavdishme.
Franca zhvillon sot ndeshjen më të madhe të 20 viteve të fundit, ndërsa Kroacia luan sfidën më të rëndësishme në histori.
Përkundër këtij fakti, tifozët e dy Kombëtareve janë të bashkuar para ndeshjes, përcjellë “Lajmi.net”.
FIFA ka publikuar një video ku tifozët francezë dhe ata kroatë, brohorasin të bashkuar në rrugët e Moskës.
“Franca, Kroacia, Franca, Kroacia”, ishin thirrjet e tifozëve, që qëndronin së bashku.
Për dallim nga Euro 2016 në Francë, në Rusi organizimi ka qenë shumë më i mirë, gjë që edhe ka paralandauar huliganizmin.