Sulmuesi Antoine Griezmann është shpallur lojtari i ndeshjes finale të Botërorit Rusia 2018, Francë – Kroaci.
Franca e ka fituar Kupën e Botës 2018 në Rusi pasi e mposhti Kroacinë 4-2, dhe njërin prej golave e shënoi Antoine Griezmann, transmeton Gazeta Express.
Griezmann e realizoi golin e parë të francezëve nga penalltia dhe tani është shpallur lojtari i finales.