Zbulohet se kush i solli ters Kroacisë

Diel, 15 July 2018 19:16

Kroaci është mundur ditën e sotme në finalen e Kupës së Botës me rezultatin 4:2 nga Franca.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka bërë ironi në Facebook, lidhur me faktin se pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me presidentet kroate, Kolinda.

Prej disa vitesh, dihet se Rama çdo herë që ka shkuar në stadium për të parë kombëtare, ajo ka humbur.

Të shumtë kanë qenë që Ramën e quajnë ters, dhe në kuadër edhe Paloka ka ironizuar me Ramën.

Ja çfarë shkruan Edi Paloka:

Kroatet luajtën si kampione, po ishin pa fat; një autogol dhe një penallti...

Franca kampione.

A e dinte Macron që bënte sikur nuk e shihte TERSIN, apo ai thjesht e injoroi dhe kjo u kthye në fat për Francën?

Kolinda nuk kishte nga ta dinte. Nuk e pa që përpara se të bënte selfie me të TERSI po eliminonte Anglinë duke qëndruar pranë Theresa May-t.auto_Screenshot_21531674511.jpg

Login to post comments