Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, e ka fituar Topin e Artë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.
Mesfushori i Real Madridit u shpall lojtari më i mirë i turneut pasi e ndihmoi Kroacinë ta arrijë finalen e së dielës, të cilën e humbi ndaj Francës.
Franca fitoi 4-2 ndaj Kroacisë, por Modric pati një turne të shkëlqyer duke e udhëhequr mesfushën kroate drejt finales historike, të parës ndonjëherë për këtë vend
Modric i ka lënë pas Eden Hazardin dhe Antoine Griezmannin, në vendin e dytë dhe tretë përkatësisht.