Golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës është shpallur Harry Kane.
Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë me gjashtë gola të shënuara, ka arritur ta fitojë Këpucën e Artë në botërorin e Rusisë.
Kane ka lënë pas sulmuesin e Belgjikës, Romelu Lukakun me katër gola.
Katër gola po ashtu ka shënuar edhe anëtari i Rusisë, Denis Cheryshev.