Kylian Mbappe është shpallur Lojtari më i Mirë i Ri i Kupës së Botës 2018 në Rusi, duke i ndihmuar Francës ta fitojë titullin për herë të dytë në histori.
Mbappe shënoi golin e katër në fitoren e Francës 4-2 ndaj Kroacisë të dielën në Moskë, transmeton Gazeta Express.
Që prej të madhit Pele, Mbappe është bërë lojtari më i ri që shënon në finale të Botërorit.