Është mbyllur me fitoren e Francës finalja e Kampionatit Botëror, “Rusi 2018”. Kroatëve nuk u mjaftoi loja e bukur që bënë, duke e dominuar në aspektin e përqindjes së topit dhe krijimit të rasteve. Por ishin francezët ata që finalizuan 4 herë ndërsa kroatët vetëm 2 herë.
Edhe pse pa shumë shkëlqim në lojën e tyre, djemtë e Deshamp, u treguan vrastar në rastet e krijuar. Gjashtë gjuajtje në portë, 4 gola, më mirë s’ka ku shkonte për francezët.
Presidenti francez Emmanuel Macron është fotografuar teksa feston fitoren e Francës, ndërkohë që presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e shikon e trishtuar.
Macron ne një moment ka takuar presidenten kroate, që mbante veshur fanellen e ekipit të saj, pas fitores 4-2 të Francës në Moskë, e duket se diçka kane biseduar.
Ja disa momente pikante nga ndeshja, përmes fotove: