Kombëtarja U-17 e Shqipërisë e ka mbyllur me fitore sfidën e fundit të Grupit 8 eliminator të Europianit.
Ekipi i Mustedanagiç fitoi me rezultatin 1-0 në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena” kundër Azerbajxhanit U-17.
Golin e vetëm u shënua nga Mitaj i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Një përballje ku nuk mungoi tensioni, teksa në fundit e ndeshjes u ndëshkuan me karton të kuq 3 lojtarë azerbajxhanas duke e mbyllur sfidën me 8 lojtarë.
Me fitoren e sotme, Kombëtarja U-17 e mbylli grupin në vendin e 3-të në kuotën e 3 pikëve.