Pas më pak se një ore në “Selman Stërmasi” do të zhvillohet super sfida e javës së 10-të në Kategorinë Superiore, si dhe një nga më vendimtaret për luftën në titullin kampion.
Partizani pret Skënderbeun, ku në këtë duel mjaft të fortë, ku nga të dyja ekipet synohet vetëm triumfi.
Të dyja skuadrat kanë mbrojtjet dhe sulmet më të mira në kampionatin shqiptar, dhe ditën e sotme, fusha e lojës premton spektakël.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha; Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari; Telushi, Hila, Asani, Bardhi, Mala; Mensah. Trajner: Skënder Gega
Skënderbeu: Teqja; Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi; Demte, Dita, Guexh, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi.
Gjyqtarë: Enea Jorgji(kryesor), Ermal Barushi(anësor), Ridiger Çokaj(anësor), Andi Koçi(pas porte), Klajdi Kola(pas porte), Rejdi Avdo(i katërt)
19:00 Partizani-Skënderbeu