Skuadra e Realit të Madridit po kalon një krizë për sa i përket rezultateve dhe menaxhimit të skuadrës. Pas humbjes së djeshme në “El Classico” u përfol se trajneri Julien Lopetegui është shumë pranë shkarkimit nga stoli i “Los Blancos” dhe emri që do ta zëvendësonte sot është Antonio Konte.
Por ka një bllokim në negociata midis klubit madrilen dhe ish-trajnerit të Çelsit. Kështu edhe njëherë në skenë për të marrë drejtimin e Realit të Madridit kanë dalë dy emra.
Santiago Solari i cili drejton Real Madrid Kastija dhe Roberto Martinez i cili aktualisht është trajner i Kombëtares së Belgjikës. Ende nuk ka një vendim zyrtar, por sipas asaj që bëjnë me dije mediat spanjolle, largimi i Lopeteguit është i sigurt.