Lazio bëri një sondazh të cilit tifozët iu përgjigjën duke zgjedhur futbollistin më të mirë bardhekaltër të muajit.
I zgjedhuri i tifozëve për këtë muaj është Valon Berisha, i cili fitoi fidan brenda ekipit me Immobile e Caicedo.
Shqiptari në ato minuta që ka luajtur deri më tani ka bindur si fansat, ashtu edhe trajnerin Inzaghi se e meriton që të jetë pjesë e formacionit dhe përbën një garanci për të ardhmen.
Në profilin e tij në Instagram, numri 7 i bardhekaltërve, festoi dhe falënderoi të tijtë. “I falënderoj të gjithë që kanë votuar për mua, e vlerësoj shumë. Forca Lazio”. Ndërkohë që në profilin zyrtar të klubit abrdhekaltër janë të paraqitura edhe votat e pjesëmarrësve në votim.
Kështu, Berisha ka grumbulluar 12.224 vota, 30,29% nga totali i 40.351 votave. I dyti doli Ciro Immobile (10.598 vota), e pas tij Felipe Caicedo me 9.575 vota.