Superioria do të luajë sot 3 takime në kuadër të javës së 11-të. Kujtojmë se dje u luajtën Kukësi-Flamurtari e cila përfundoi me fitoren e vlonjatëve 1-2 dhe Teuta-Tirana, takim ku fitorja shkoi për bregdetarët me rezutatin 2-1.
Sot do të luhet Luftëtari-Laçi në orën 14:00, Partizani Kamza dhe Skënderbeu-Kastrioti. Dy takimet e fundit do të luhen në të njëjtën orë, 17:00. Për takimin e Gjirkastrës kryesor do të jetë Klodian Shahini, në Korçë Kreshnik Barjamaj, ndërsa në takimin e kryeqytetit do të vendos drejtësi Andi Koçi.