Familja e Cristiano Ronaldos është shtuar nga një tjetër pjesëtar.. Prurja e re është një mace e veçantë dhe e shumëkërkuar e racës Sphynx.
Macja është me origjinë kanadeze dhe nuk ka qime në lëkurë. Ka një kosto të lartë, pasi kushton më shumë se 2 mijë euro.
Sigurisht që në këtë rast paratë nuk janë problem. Ende nuk është zbuluar se si do të quhet ky pjesëtar i ri i familjes, të cilin Ronaldo dhe bashkëshortja e tij, Georgina, e kanë zbuluar për fansat në Instagram.