Do të luhen mbrëmjen e sotme 24 takimet e vlefshme për raundin e 4-t të grupeve në Ligën e Europës. E gjithë vëmendja është te skuadrat e mëdha si Milani, Arsenali, Çelsi apo dhe Lacio që janë dhe pretendentet kryesore për ta fituar trofeun e dytë më të rëndësishme për klube pas Ligës së Kampionëve.
Astana-Jablonec dhe Feberbahçe-Anderleht janë 2 sfidat e para që ngritën siparin e kësaj mbrëmje. Këto 2 përballe janë të vlefshme për grupet K dhe D. Ndërkohë në orën 18:55 do të jetë radha e Lacios, Çelsit, Sevijas.
Në sfidën përballë Marsejës, trajneri lacial, Simeone Inzagi ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë 3 shqiptarët, Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.
Ndërkohë për sa i përket Eros Grezdës, mesfushori nuk është preferuar nga trajneri i Rejnxhërsit në formacionin titullar në transfertën ndaj Spartakut të Moskës, teksa pritet të marrë disa minuta në pjesën e dytë.
Ora 21:00 do të kulmojë me përballjen Betis-Milan, teksa kuqezinjtë do të tentojnë të hakmerren pas humbjes 1-2 në shtëpi ndaj spanjollëve të Betis. Sfidë tepër interesante pritet të jetë dhe ajo mes Arsenalit dhe Sportingut.