Juventusi pas “Kantes së ri”

Hënë, 26 November 2018 12:15

Juventusi është duke e monitoruar mesfushorin e Lyonit Tanguy Ndombele, i cili konsiderohet si “N’Golo Kante i ri”.

Francezi konsiderohet si një mesfushor me kualitet dhe inteligjencë të lartë taktike, dhe deri më tani ka katër paraqitje për Kombëtaren  e Francës, transmeton Gazeta Express.

Për mesfushorin 21-vjeçar në garë është edhe Barcelona, Manchester City e Tottenhami. Klubi francez kërkon 40 deri në 50 milionë euro për të, dhe Juventusi pritet të bëjë ofertë për Ndombelen gjatë afatit kalimtar të verës.

Modifikuar më Hënë, 26 November 2018 15:02
Login to post comments