Gatuzo nuk bëri zëvendësime, italianëve u kujton… Shqipërinë

Hënë, 26 November 2018 11:16

Rino Gatuzo është vënë në epiqendër të kritikave në ndeshjen e djeshme ndaj Lacios, pasi në mënyrë të papritur, trajneri i Milanit vendosi të mos bënte asnjë zëvendësim. Shumëkush e ka cilësuar fajtor trajnerin për barazimin e pësuar në minutën e 94-t pikërisht se nuk freskoi skuadrën, apo të paktën nuk përdori zëvendësimet në mënyrë strategjike për të vonuar lojën në shtesën e ndeshjes.

Në Itali në fakt kjo është një gjë shumë e rrallë në këto nivele dhe nuk ndodhte që nga java e 30 e sezonit 2013-2014 të Serisë A. Asokohe, Roma mundte Torinon 2-1 dhe trajneri Ventura nuk zëvendësonte asnjë prej torinezëve gjatë 90 minutave. Por “Sky Sport” ka kujtuar se një ndeshje pa zëvendësime në Itali ka ndodhur edhe në një periudhë më të afërt, në marsin e vitit 2017, me protagonist po Xhampiero Venturën.

Këtë herë bëhet fjalë për një ndeshje të përfaqësueses, atë mes Italisë dhe Shqipërisë. Italia fitoi 2-0 me gola të De Rosit dhe Imobiles ndërsa Ventura filloi dhe mbaroi ndeshjen me të njëjtët lojtarë.

Ndërkaq, një skuadër italiane ishte përballur me një situatë të njëjtë edhe muajin e kaluar në Ligën e Kampioneve. Juventusi mundi Mançester Junajtid në “Old Traford” me rezultatin 1-0, në një sfidë ku Zhoze Murinjo vendosi të mos zëvendësonte asnjë futbollist

Login to post comments