Luftëtari dhe Partizani kanë fiksuar shifrat në 1-1.
Vendasit barazuan me Maldinin pas gabimit të mbrojtjes, por një moment paniku përfshiu të gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin e Gjirokastrës që nxorën rezultatin në plan të dytë.
Një përplasje ndërmjet portierit të Partizanit, Alban Hoxha dhe kapitenit të Luftëtarit, Behar Ramadani ka krijuar panik.
Të dy sportistët mbeten të dëmtuar me stafet teknike që ndërhynë me shpejtësi.
Ambulanca mori mesfushorin e vendasve duke e dërguar menjëherë në spital, ndërsa Hoxha doli me krahun e fashuar.
Në pamje të parë duken probleme serioze për të dy futbollistët.