FIFA e Katari njoftojnë ndërmarrje të përbashkët për të ofruar Kupën e Botës 2022

E mërkurë, 06 February 2019 10:10

Federata Botërore e Futbollit, FIFA thotë se ka ngritur një ndërmarrje të përbashkët me Katarin për të ofruar Kupën e Botës 2022, e cila do të mbahet në shtetin e Gjirit.

FIFA tha në një deklaratë se do të mbajë 51 për qind të aksioneve dhe Komitetin Organizativ Lokal i Katarit 49 për qind.

“Sot bëjmë një hap të madh në organizimin e ngjarjes më të madhe sportive në botë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Fatma Samoura.

Katari, vendi i Lindjes së Mesme do presë Kupën e Botës pas tetë vjetësh.

Botërori i ardhshëm i futbollit do të luhet nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor 2022.

Login to post comments