Interi e “godet” Icardin, ia heq shiritin e kapitenit!

E mërkurë, 13 February 2019 15:01

Interi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Mauro Icardi nuk është më kapiten i ekipit

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Interi e ka “goditur” Mauro Icardin.

Në fakt, klubi italian përmes profilit zyrtar ka njoftuar se sulmuesi argjentinas nuk është më kapiten i ekipit zikaltër.

Njoftimi tutje tregon se kapiten i ri i “Nerazzurri” është portieri Samir Handanovic. Ky lajm pa dyshim se pritet të bëjë bujë dhe do të zgjojë pluhur pasi duket se lidhet me refuzimit e vazhdimit të kontratës nga ana e Icardit, por edhe polemikat e klubit italian që lidhen me gruan/menaxheren e ish-futbollistit të Sampdorias, Wanda Nara.

Sipas mediave të huaja, Icardi pritet të largohet nga Interi gjatë verës që vjen me destinacion Anglinë ose Spanjën.

Login to post comments