Valverde rikuperon një nga shtyllat e ekipit para “El Clasico-s”

Hënë, 25 February 2019 18:26

Samuel Umtiti u rikthye për Barcelona-n në ndeshjen kundër Sevilla, të cilën e fituan në shifrat 2-4, por jo pa vuajtje. Në fund bilanci ishte i mirë, mbrojtësi francez luajti për 90 minuta në një ndeshje të fortë edhe pse në të dy rastet e golave të pësuar mund të bënte më shumë. Sot, Umtiti është stërvitur normalisht me skuadrën, në seancën post-ndeshje dhe pritet të jetë gati në 100% për ndeshjen e së mërkurën kundër Real Madrid-it për Copa Del Rey. Mbrojtësi kishte dy muaj që ishte jashtë fushe për shkak të një dëmtimi që mori në gju në sfidën kundër Altetico Madrid, dhe 90 minutat e luajtura këtë fundjavë janë të dhëna pozitive për trajnerin Valverde që mund ta llogarisë titullar për në “El Calsico”.

Login to post comments