Tirana shpreson të "thyej" mallkimin, nis përgatitjet anti-Partizani

Hënë, 25 February 2019 20:30

Pasi "uli" qepenat për mediat, Tirana ka nisur përgatitjet për duelin e të premtes së 1 marsit përballë Partizanit. Një derbi që vjen në momentin më të mirë të bardhebluve, që vijnë në këtë derbi pas fitores në frymën e fundit kundër Skënderbeut. 

E duke parë edhe rëndësinë e kësaj ndeshje, si dhe faktit që nuk kanë fituar prej 5 vitesh në derbi, trajneri Ardian Mema ka "zbarkuar" që prej ditës së sotme në fushën stërvitore të skuadrës, duke nisur me marshin e 5-të përgatitjet post-Partizani. 



Login to post comments