Ish-sulmuesi i Juventusit: Goli i Moratës ishte i rregullt, aspak faull ndaj Chiellinit

E mërkurë, 27 February 2019 18:01

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorrente, ka pohuar se goli i anuluar i Alvaro Moratës për Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve kundër klubit të tij të vjetër ka qenë i rregullt. Ai beson se spanjolli nuk bëri faull në Giorgio Chiellinin, e cila ishte arsyeja e anulimit të golit.

Chiellini u ankua se Morata e kishte shtyrë në shpinë në zonën e portierit, para se spanjolli të shënonte me kokë në portën e Wojciech Szczensy, gjë që nuk i ka lënë mbresa Llorentes.

“Gjithcka mund të ndodhë, secila skuadër mund të fitojë”, tha tani sulmuesi i Tottenhamit për Radio Marca, i pyetur se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

 

“Goli i anuluar i Moratës? Ai incident ndodh shpesh në futboll dhe asnjëherë nuk është faull”, tha Llorente.

“Alvaro është sulmues mahnitës dhe u zhgënjeva shumë që golat e tij ndaj Reali dhe Juventusit u anuluan”, shtoi ai.

Login to post comments