E pabesueshme/ Emiliano Sala, Nantes dërgon Cardiff City në dyert e FIFA-s

E mërkurë, 27 February 2019 18:35

Do të ishte blerja më e madhe e Cardiff Cityt, por fati nuk e deshi që Emiliano Sala ta shikonim të paktën një herë të vesh fanellën e skuadrës angleze. 

Aksidenti tragjik mbi Kanalin Anglez i mori jetën sulmuesit 28 vjeçar, i cili pak orë më parë kishte zyrtarizuar kalimin e tij te Cardiff City nga Nantes për shifrën e 15 milionë eurove. Pikërisht këtu qëndron problemi, me Cardiff City që nuk ka shlyer detyrimet financiare kundrejt skuadrës së Ligue 1, e cila ka ndërmarrë një veprim ekstrem. 

Nantes ka kërkuar ndihmën e FIFA-s për tu rimbursuar nga Cardiff, e cila duhej të paguante rreth 5 milionë paund të martën që lamë pas (dje) veprim që nuk është kryer. E për këtë shkak, do të jetë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ajo që do të vendos fatet e dy skuadrave. 

Në një deklaratë në faqen zyrtare të FIFA-s lexohet: 

"Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë mbrëmjen e djeshme një kërkesë nga FC Nantes kundër Cardiff City në lidhje me transferimin e Emiliano Sala. Ne po shqyrtojmë çështjen dhe rrjedhimisht ne nuk kemi komente të mëtejshme në këtë fazë".

28 vjeçari Sala ishte nënshkrimi rekord i Cardiff City, dhe duhej të paraqitej me skuadrën në stërvitjen e 22 janarit. Por, avioni me të cilin udhëtonte, Malibu Piper N264DB që mbante Sala dhe pilot David Ibbotson nga Nantes në kryeqytetin e Uellsit, u zhduk pranë Kanalit Anglez më 21 janar.

Login to post comments