Frikë nga vetëtimat, pezullohet ndeshja në Holandë

E Enjte, 25 Prill 2019 17:47

Kapriçot e motit dhe ndryshimi i papritur i kushteve klimaterike, shkaktoi pezullimin e ndeshjes së kampionatit elitar në Holandë, ndërmjet Zvolles dhe Groningenit. Takimi i vlefshëm për javën e 32-të, u ndërpre ende pa u luajtur një orë lojë, për shkak të një stuhie të fortë, të shoqëruar me vetëtima.

Arbitri i dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes, sepse rrufetë e mëdha në qiellin e qytetit holandez, rrezikonin shëndetin e futbollistëve në fushë dhe të tifozëve në tribuna. Ndeshja do të luhet të hënën e ardhshme.

Login to post comments