Gattuso komenton eliminimin nga kupa

E Enjte, 25 Prill 2019 09:45

Gennaro Gattuso, trajneri i Milan-it, ka analizuar eliminimin nga Kupa e Italisë për "Milan TV". "Nuk ka funksionuar asgjë sot, kemi patur vështirësi në të dy fazat e lojës. Në pjesën e parë nuk kemi rrezikuar, në të dytën ia kemi falur fushën kundërshtarit", ka thënë Gattuso.

"Ka qenë një paraqitje për t'u harruar. Kam parë një qëndrim shqetësues nga ana e ekipit, e kam parë edhe nga goli i pësuar. Kemi shumë vështirësi në aspektin psikologjik dhe fizik, kjo duket".

Për Caldara-n: "Ka bërë një ndeshje të mirë, kishte nevojë për një mundësi dhe e ka shfrytëzuar mirë".

Për Piatek: "Problemi nuk është Piatek apo topat e paktë që merr, por është gjithë skuadra. Kur nuk gjenim sulmuesit, i kemi lënë shumë hapësira kundërshtarit për të kundërsulmuar. Është një problem i të gjithëve". 

Ndeshja me Torino-n: "Kemi marrë një goditje, sot kemi zhgënjyer edhe tifozët tanë që ishin të shumtë. Do të rikuperojmë energjitë dhe më pas do të shkojmë të luftojmë në  Torino".

Login to post comments