Futbolli në zi, vdes në aksident sulmuesi 28-vjeçar

Hënë, 29 Prill 2019 11:09

Një lajm i hidhur trondit botën e futbollit. Futbollisti çek i Alanyaspor, Josef Sural ka mbetur i vdekur nga një aksident automobilistik.

28 vjeçari i skuadrës turke ndodhej në një minibus së bashku me 6 shokë skuadre. Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare në “Tëitter” të klubit të Superligës turke.

Sural raportohet se ka vdekur në spital pas aksidentit. Shtatë lojtarët e kishin marrë me qira automjetin për të udhëtuar drejt transfertës së Kayserispor.

Agjencia turke e lajmeve “Anadolu” tha se aksidenti ndodhi rreth 5,1 kilometra larg qytetit të Alania në bregun jugor të vendit.

Sural luajti 20 herë për kombëtaren e Republikës Çeke, duke shënuar një gol. Para se të transferoheshin në Alanyaspor në janar 2019, 28 vjeçari është aktivizuar me Sparta Pragë dhe Liberec.

Login to post comments