Ronaldo e fiton garën ndaj Messit, shënon edhe golin e 600-të

Diel, 28 Prill 2019 10:35

Cristiano Ronaldo e ka arritur një tjetër sukses historik në karrierën e tij me klube, duke e lënë prapa rivalin e tij të vjetër, Lionel Messin.

Cristiano Ronaldo e shënoi golin e tij të 600-të në karrierën e jashtëzakonshme me klube, në barazimin 1:1 të Juventusit kundër Interit sonte, duke e lënë pas vetes Lionel Messin e Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Ylli portugez e shënoi këtë gol në minutën e 62-të për ta barazuar rezultatin, pasi Radja Nainggolani e kishte shënuar një gol tejet të bukur për ta kaluar Interin në epërsi.

Goli i Ronaldos u asistua nga Miralem Pjanici i Juventusit dhe portugezi arriti ta gjejë qoshen e poshtme në krahun e djathtë të portierit me një goditje të fuqishme.

Ronaldo e arriti këtë shifër të golave para Messit, pasi ylli i Barcelonës aktualisht i ka 598 gola të shënuara për katalonasit.


View image on Twitter
Edhe pse Juventusi pësoi disfatë dhe eliminimit tronditës kundër Ajaxit në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, 117 milionë eurot që e sollën Ronaldon nga Real Madridi në Juventus i sollën “Zonjës së Vjetër” trofe.

34-vjeçari i ka shënuar 20 gola në 28 paraqitjet e tij në Serie A, duke u ndihmuar kështu bashkëlojtarëve të tij ta fitojnë titullin e tetë radhazi të Serisë A, rekord ky që nuk e kishte arritur asnjëherë në histori ndonjë klub në top pesë ligat e Evropës. /Gazeta Express/

Login to post comments