"Njerëzit mezi presin të dështoj, shohin miliardat e mia..."

Premte, 03 May 2019 16:03

Cristiano Ronaldo, në intervistën e dhënë për "El Pais", ka folur për shumë tema, mes tyre edhe faktin e të qenurit ndër futbollistët më të paguar në botë (31 mln euro) dhe ai që ka fituar dhe arkëtuar shumë gjatë karrierës së madhërishme.

Megjithatë, portugezi, që njihet edhe si ndër sportistët më të famshëm në botë, bashkë me Messin, ka reaguar: "Më shohin si një person që nuk mund të ketë probleme dhe shqetësime, nuk mund të jetë i trishtuar... 

Personat identifikojnë të mos pasurit probleme me paratë që njëri fiton. Si mund të jetë i trishtuar Ronaldo me gjithë ato miliona. E di që njerëzit janë gati me pushkë të matur te koka ime, duke pritur të dështoj dhe gaboj penallti. Por, është pjesë e jetës dhe duhet të jem i përgatitur, siç kam bërë për kaq vite".

Më pas, diçka edhe për Real Madridin: "Kam jetuar shumë mirë, jam ndjerë mrekullisht. Madje, ka ende njerëz që takoj më thonë "Cris, pse nuk kthehesh në shtëpinë tënde, Madrid!". Njerëzit e Madridit e dinë se çfarë i kam dhënë Realit. Edhe kur ndodhi problemi me taksat, më mbështetën".

Login to post comments