Superkupa shkon te Boca Juniors, vetëm Messi më mirë se Tevez (VIDEO)

Premte, 03 May 2019 16:06

Boca Juniors ka fituar Superkupën e Argjentinës në finalen ndaj Rosario falë “ruletës ruse”, penalltive, me rezultatin 5-4, në një atmosferë elektrizuese siç vetëm tifozët e Boca dinë të dhurojnë.

Koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë përfunduan me rrjeta të paprekura, ndërsa në penallti Boca u tregua më e saktë, duke fituar në goditjen e fundit, teksa në listën e shënuesve ishte edhe Carlos Tevez.

Ky është trofeu numër 68 në historinë e Boca Juniors, ndërsa vetë Tevez në aspektin personal ka fituar 27 trofe në karrierë, duke u bërë argjentinasi i dytë me më shumë trofe, natyrisht pas Lionel Messit.

Login to post comments