Europa League, një derbi londinez në finale?

Premte, 03 May 2019 21:40

Ndoshta një ekip anglez ende mund të kualifikohet për një finale evropiane këtë vit.  Pse jo dy, dhe nga i  njëjti qytet.  

Gjysmëfinalet e Europa League flasin anglisht, pas disfatës në Champions të Tottenhamit dhe Liverpulit.

Në përballjen Arsenal- Valencia, për një moment u duk sikur “mallkimi” anglez i javës do të vazhdonte, ku në minutën e 11-të Diakhaby me kokë shënonte për Valencën në Emirates Stadium, tempullin e Arsenalit.   

“Gunners” vuajnë, por arrijnë gjithsesi të kthejnë rezultatin falë dygolshit të francezit Lacazette (18, 26’).  

Pedro feston golin e Chelsea

Loja e anglezëve përmirësohet dukshëm por goli  i qetësisë, edhe pse relative,  vjen vetëm në minutën  e fundit me sulmuesin Aubameyang.

Në përballjen e dytë, Eintracht  përfiton nga entuziazmi dhe atmosfera  e ndezur në Frankfurt për të kaluar në avantazh me një goditje me kokë të “yllit” Luka Jovic, ndër objektivat më të lakmuara të merkatos evropiane.  Por Chelsea është superior në eksperiencë dhe cilësi teknike, dhe merr kontrollin e lojës duke gjetur në fund të pjesës së parë golin me Pedron.

Pjesa e dytë është një dominim i djemve të teknikut Sarri, që rrezikojnë disa herë portën gjermane me David Luiz, por topi përfundon në traversë.

Rezultati 1-1 nuk ndryshon, edhe pse në minutat finale është përsëri Eintracht që mund të kalojë në avantazh me Pacienca. Derbi londinez në Evropë duke tashmë një mundësi reale.

Modifikuar më Saturday, 04 May 2019 11:34
Login to post comments