Spanja është kualifikuar në Euro 2020 si e para e Grupit F. Iberikët shkatërruan me rezultatin e thellë, 7-0 Maltën, duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve. Bashkë me Spanjën u kualifikua edhe Suedia.
Por ajo që bie në sy në fitoren e thellë të ish kampionëve të Europës dhe Botës është fakti se 7 golat mbajnë emrat e lojtarëve të ndryshëm. Një rast i veçantë ndoshta ky, duke parë edhe numrin e lartë të rrjetave.
Përballë Maltës shënuan me radhë, Morata, Cazorla, Pau Francisco Torres, Sarabria, Olmo, Moreno dhe Navas. Ndërkohë, interesante është fakti që Moreno, sulmuesi i Villareal ishte asistmen në dy raste.