Briken Calja vijon të mahnisë me paraqitjet e tij në pedanë. Peshëngritesi shqiptar fitoi tre medalje argjendi në "International Naim Suleymanoglu Tournament", turne kualifikues për në Lojërat Olimpike, Tokyo 2020.
Një sukses që e kualifikon Caljan direkt në kompeticionin që mbahet në Japoni vitin e ardhshëm. Ndërkohë, vetëm gjatë këtij viti, peshëngritësi nga Shtërmeni ka fituar 10 medalje, përkatësisht, 1 medalje ari dhe 2 argjendi në Europianin e zhvilluar në Gjeorgji, 1 bronzi në Botërorin e Tajlandës dhe 1 medalje argjendi e 2 bronzi në "Mediterranean Cup".
Turneu i ardhshëm për Calja është Europiani, kompeticion ku synon sërish zonën e medaljeve.