Fund viti i lëvizshëm në kampin e Napoli, ku cështjeve pickuese të fushës, të lehtësuara disi nga suksesi i minutës së fundit kundër Sassuolo, i shtohen ato të merkatos. Rinovimeve të komplikuara të Callejon e Mertens, sipas shtypit anglez i është shtuar kërkesa e Koulibaly për tu “larguar nga klubi që në janar”. Mbrojtësi dëshiron Premier League e vlerësimi ka zbritur në 65 milionë euro, gjë që ka bërë që United e Arsenal ta vëzhgojnë me kujdes.
Sipas asaj që bën të ditur Daily Star e Daily Mirror, në dritën e asaj që deklaroi Ian McGarry – operator e konsulent i merkatos – në Transfer Ëindoë Podcast, ka qenë vetë Koulibaly që ka informuar Napoli për dëshirën e tij për tu larguar nga Serie A që në janar. Pretendentët nuk mungojnë në Premier League. Vlerësimi aktual është shumë më i ulët nga vera: bëhet fjalë për 65 milionë euro që De Laurentiis do të donte ti kishte “cash”, duke evituar këmbime teknike, edhe pse dëshira e presidentit të kaltër është ajo ta mbajë deri në qershor.
Manchester United e Arsenal janë dy shoqëritë e para tepër të kujdesshme ndaj situatës së krijuar, gati të ndërhyjnë në dritaren e dimrit për të sistemuar mbrojtjen, por është edhe Everton, me ardhjen në pankinë të Ancelotti, që mund të interesohet për senegalezin.